Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur. Kina evakuon gati 2 milionë njerëz

Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Ragasa deri tani ka shkaktuar 14 vdekje dhe 18 të plagosur, ndërsa ka kaluar mbi Tajvan, ndërsa numri i të zhdukurve është rritur në 124.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet lokale, sipas të cilave rreth 100 persona janë të bllokuar në pritje të shpëtimit, shkruan A2 CNN-i.
14 persona humbën jetën pasi një barrierë liqenore dhjetëra vjeçare u thye nën peshën e shirave të rrëmbyeshëm në qarkun lindor Hualien, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që rrëzoi një urë dhe goditi qytetin Guangfu. Gjeologët e kanë përshkruar atë si një “cunami nga malet”. Ndërkohë Kina ka evakuuar gati dy milionë njerëz nga provinca jugore e Guangdong ndërsa supertajfuni Ragasa po afrohet në tokë, raportojnë mediat lokale.