13:20 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Tajlanda miraton vaksinën kineze “Sinovac” për përdorim emergjent

Tajlanda ka miratuar vaksinën “Sinovac BioNtech COVID-19” për përdorim urgjent, duke i hapur rrugë vendit për të marrë dërgesën e parë të vaksinës prej 200.000 dozash nga firma kineze biofarmaceutike, transmeton Indeksonline.

Autorizimi për vaksinën “Sinovac”, do të jetë i vlefshëm për një vit, sipas letrës së miratimit të FAD-së që Anutini postoi në faqen e tij në Facebook, raporton shine.

Kryeministri Prayut Chan-o-cha do të shkojë në aeroport për të vëzhguar shpërndarjen e vaksinës kineze, tha një zyrtar qeveritar, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Prayuti tha të hënën se ai mund të jetë ndër njerëzit e parë në vend që vaksinohet me vaksinën “Sinovac”./Indeksonline/