75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / H F

Takim i nivelit të lartë: Osmani pret në Prishtinë presidenten e Komisionit Evropian

Ka nisur takimi zyrtar ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vizita e Von der Leyenit në Kosovë, është në vazhdën e vizitës së saj në rajon, shkruan IndeksOnline.

Bashkë pritet të diskutojnë rreth çështjeve të ndryshme politike, si në vend, ashtu edhe në rajon.

Takimi me Osmanin i paraprin atij me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që zhvillohet në orën 13:40.

Vizitën triditore në rajon, Von der Leyen e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi./IndeksOnline/