23:12 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / MSH

Takim lamtumirës me Ilir Metën, Kamberi: Faleminderit që gjete kohë e hapësirë edhe për Luginën

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim Kamberi falënderoi Metën për përkrahjen e dhënë në betejën për përfaqësim.

“Presidentin Meta e falënderova për përkrahjen që i ka dhënë Luginës gjatë mandatit të tij si President, për vizitën në Medvegjë e për vlerësimin e figurave nga Lugina e Preshevës”, është shprehur Kamberi.

Kujtojmë se nesër, Meta do të jetë për vizitë lamtumirëse në Kosovë, pasi edhe pak ditë i skadon mandati, teksa për vizitën në Luginë Kamberi e falënderoi për hapësirën që ia dha.