75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Takim mes Kurtit dhe Reiffenstuelit: Gjermania, partner kyç për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde,

Në këtë takim është disktuar lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimet evropiane, si edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik.

Sipas njoftimit për media Kurti veçoi performancën ekonomike pozitive të vendit në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve qeveritare dhe të shtetit, përfshirë të drejtat e pakicave dhe mirëqenien e tyre.

Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin e tij për rreziqet që paraqesin dhe vështirësitë që shkaktojnë fushatat dezinformuese dhe lajmet e rreme në shtrembërimin e të vërtetave dhe krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Kurti falënderoi z. Reiffenstuel për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.