75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / C E

Takim midis Fiorentinës dhe klubit anglez për shërbimet e Vlahoviç

Në këto momente tek klubi i Tottenham është duke u diskutuar tranjeri i ri i cili me shumë mundësi do të jetë italiani Conte.

Drejtuesit e Fiorentinës do të udhëtojnë në drejtim të Londrës për tu takuar me drejtuesit e Tottenham. Sipas “GazzettadelloSport”,  klubet do të diskutojnë rreth një transferimi të Vlahoviç tek klubi anglez.

Tottenham është gati të shesë sulmuesin Kane dhe Vlahoviç është i duhuri për ta zëvendësuar. Fiorentina kërkon të paktën 60-70 milon euro për shërbimet e talentit serb.