Takim në tension mes Barnier-Frost për Brexit

Kryenegociatorët e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të takohen sot në Bruksel në përpjekje për të shmangur një ndërprerje të bisedimeve për marrëdhënien e ardhshme tregtare, pavarësisht vullnetit britanik për rishikimin e kushteve të divorcit.
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, David Frost u prit në orën 16:00 në Komisionin Evropian nga francezi, Michel Barnier, në një kohë kur frika për një përgjigje se “nuk do të këtë marrëveshje: mbi marrëdhënien postBrexit kurrë nuk ka qenë më e madhe, raporton ATSh.
Zëdhënësi i ekzekutivit evropian, Eric Mamer hodhi poshtë akuzat e kryeministrit britanik, Boris Johnson, sipas të cilave Brukseli nuk negocion me mirëbesim dhe kërcënon me një “bllokadë” ushqimore tregtinë mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe, në mungesë të marrëveshjes në fund të periudhës së tranzicionit në fund të vitit 2020.
Ndërsa Michel Barnier ka treguar se çështjet janë jashtëzakonisht komplekse dhe të ndjeshme politikisht, megjithatë duhet mirëbesim në negociatat me mes të Komisionit dhe BE.
Negociatorët po mblidhen në një kohë kur Johnson refuzon të tërhiqet nga një projektligj i kundërshtuar, që edhe sipas qeverisë britanike, shkel të drejtën ndërkombëtare.
“Qeveria britanike nuk e di dhe vetë nëse dëshiron apo jo një marrëveshje”, deklaroi një diplomat evropian.
“Në dy apo tri javët e ardhshme, ne do të kemi një vizion më të mirë për atë që është e mundur”, theksoi ai.
Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar, vazhdon të aplikojë rregullat evropiane deri më 31 dhjetor, një periudhë tranzicioni, gjatë të cilës Londra dhe Berlini shpresojnë të arrijnë një marrëveshje tregtare.