Takimet e Haradinajt në Gjermani/ Blakaj: Sa herë Ramushi vjen në Gjermani, na jep forcë e moral shtesë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Gjermani.
Fillimisht ai ka takuar bashkatdhetarët dhe përkrahës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Bad Salzuflen.

Më pas një takim tjetër ka mabjtur të hënën në mbrëmje edhe në Sankt Augustin Bon.

Në këto takime, ish kryeministri i Kosovës ka vlerësuar lart kontributin e mërgatës për Kosovën.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka thënë se sa herë që Ramush Haradinaj vjen në Gjermani, i jep atyre forcë e moral shtesë për të kontribuar edhe më shumë për Kosovën.

Njoftimi i plotë i Blakajt:
Sa herë Ramush Haradinaj vjen në Gjermani, na jep forcë e moral shtesë për të kontribuar edhe më shumë për Kosovën.
Në këtë frymë ishte edhe takimi me
bashkatdhetarë i mbajtur sot në Bad Salzuflen.
Së bashku me Haradinajn, ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj dhe kryetari i Degës së AAK-së në Bad Salzuflen, Shkelzen Fetahaj,
Me bashkatdhetarët bashkëbiseduam për proceset politike dhe për mundësinë e investimeve në Kosovë.


