75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / b l

Takimet e kryeministrit me opozitën/ Arifi: Nuk do të befasohesha nëse Kurti i lodh dhe rikthehet te Vjosa

Avni Arifi ka deklaruar se përfshirja e opozitës nga kryeministri Albin Kurti në procesin e zgjedhjes së presidentit do të ishte hap pozitiv në rrethana normale, por ai shpreh dyshime për sinqeritetin e kësaj nisme.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të ofrojnë një kandidat të përbashkët dhe të pranueshëm, përndryshe rrezikojnë të dalin të humbura politikisht në këtë proces.