13:41 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Takimet e para janë të çuditshme, dëshmojnë edhe këta shembuj

është e rrallë ndonjë recetë për romancë të menjëhershme.

Prandaj shumë persona që kanë pasur takime nga më të ndryshmet kanë ndarë disa prej tregimeve më të çuditshme, transmeton Indeksonline.

Madje disa prej tyre kanë përfunduar duke cilësuar takimin e parë si një takim biznesi.

Një person rikujton e si në takimin e parë iu kërkuan këshilla se si të plotësohej kthimi i taksave, ndërsa një tjetër ka përkujtuar që kishte pyetje vetëm për punë dhe se takimi kishte zgjatur vetëm gjysmë ore.

“Gjatë darkës, më kujtohet se u pyeta se cila ishte puna ime, nëse isha arrestuar ndonjëherë, si i kam punët me kredinë dhe sa partner kisha në jetë. Ajo ishte e zemëruar që nuk desha të dilja përsëri me të dhe unë përfundova duke bllokuar numrin e saj.”, ka thënë një nga të  intervistuarit.

Një tjetër ka përkujtuar se si la një takim me dikë që donte ta kishte atë vetëm mik.

“Ajo ishte e bukur, qesharake, e zgjuar, gjithçka që shpreson njeriu të ketë”, ka shtuar një tjetër personazh.

“Pasi kaluam një pjesë të mirë të ditës me të, ne përfunduam në një vend të çuditshëm.Ne folëm pak dhe ajo përmendi se sa kënaqësi kishte sot. Pastaj ajo tha se sa i dashuri i saj do ta donte këtë vend dhe se do të donte të dilnin javën e ardhshme me të”, ka shtuar tutje ai .

Disa të tjera përshkruan takimin e tyre të parë se si nuk iu parashtruar asnjë pyetje dhe se presoni tjetër vetëm u morë me telefonin./Indeksonline/