75 Mall Live Search
07:39 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Takimet që zhvilloj Osmani gjatë qëndrimit një javor në New York

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara #UNGA77, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh nga shumë vende të botës.

Përveç takimeve me presidentë e kryeministra shtetesh, gjatë qëndrimit zyrtar në New York, Presidentja Osmani, pati mundësinë të bisedojë me zyrtarë të lartë amerikanë si dhe me një numër të ministrave të jashtëm nga shtete njohëse e jonjohëse me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë:

🇺🇸 Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden

🇺🇸 Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

🇪🇺 Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell së bashku me liderë të shteteve të rajonit

🇪🇪 Presidentin e Estonisë Alar Karis

🇱🇻 Presidentin e Letonisë Egils Levits

🇧🇩 Kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina Ëazed

🇳🇿 Kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern

🇦🇩 Kryeministrin e Andorrës Xavier Espot

🇰🇳 Kryeministrin e Shën Kits dhe Nevis Terence Dreë

 Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

🇺🇳 Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Csaba Kőrösi

 Sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha

 Sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit

🇺🇳 Nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rosemary Dicarlo

🇵🇼 Ministrin e Jashtëm të Palau-s, Gustav Aitaro

🇭🇹 Ministrin e Jashtëm të Haitit, Jean Victor Geneus

🇺🇸 Përfaqësuesin e Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet dhe të Dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

🇪🇺 Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak

Presidentja poashtu bashkëbisedoi me ministrat e jashtëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosta Rika, Shën Kits dhe Nevis, Arabia Saudite, Jordania, Pakistani, Grenada, Mali, si dhe me ministra të jashtëm nga disa shtete jonjohëse.

Presidentja Osmani, poashtu:

Mori pjesë në konferencën e fondit global për angazhimin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit (e ftuar nga presidentet e Konfederatës Zvicrës dhe Nigerit);

Mori pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden

Mori pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga MPJ e Emirateve të Bashkuara Arabe;

Mori pjesë në pritjen e organizuar nga ‘Bloomberg Philantropies’ për liderët që merren më çështje të ndryshimeve klimatike;

Mori pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga MPJ e Arabisë Saudite;

Mori pjesë në pritjen e organizuar për delegacionet pjesëmarrëse nga ana e organizatës së Frankofonisë;

Mori pjesë në një diskutim me profesorë dhe studentë të Fordham University në New York;

Takoi bashkatdhetarët, të cilët jetojnë e punojnë në New York dhe të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri;

Nderoi kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Memorial 9/11, si dhe;

  Dha intervista për media vendore e ndërkombëtare./IndeksOnline/