Takimi Bajqinovci-Sobel: Britania e Madhe vazhdon të mbështesë integrimin e Kosovës

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka pasur një takim produktiv me deputetin laburist në Parlamentin Britanik, Alexander Sobel.
Takimi u fokusua në çështje të rëndësishme për Ballkanin, duke përfshirë zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të thelluar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
“Është një kënaqësi e madhe të takohem me z. Sobel dhe të diskutojmë për hapat e ardhshëm që do të çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të qëndrueshme për rajonin tonë. Britania e Madhe vazhdon të jetë një mbështetëse e palodhur e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimeve ndërkombëtare,” shkruan Bajqinovci, transmeton IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë:
Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, kisha kënaqësinë të takohem me deputetin laburist në Parlamentin Britanik, z. Alexander Sobel. Kisha kënaqësinë të bashkëbisedojmë për shumë çështje aktuale në Ballkan dhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Britania vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbështetur shtetin e Kosovës në rrugën drejt zhvillimit, integrimeve euroatlantike dhe forcimit të paqes e stabilitetit në rajon.
Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëpunimin, z. Sobel!