19:02 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Takimi emocional i vajzës që gjeti prindërit biologjik pas 3 dekadave (Video)

Një grua kineze që u rrëmbye kur ishte fëmijë, më në fund ka gjetur prindërit e saj pas 30 viteve kërkim.

Në pamjet që u incizuan nga momenti i ribashkimit të Lin Zhenqin, 39 vjeçe me prindërit e tyre,  shihen lotët e gëzimit të prindërve të saj të vet Lin.

Zonja Lin, emri i së cilës është Yang Faqin, u rrëmbye në moshën nëntë vjeçare përpara se të shitej për një familje 900 milje larg shtëpisë së saj, shkruajnë mediat kineze.

Lin është njëra nga 0.1 për qind e fëmijëve në Kinë të cilët janë ndarë nga prindërit kur ishin fëmijë dhe kanë arritur t’i gjejnë ata më vonë.

Duke iu referua medieve, rreth 200 mijë djem dhe vajza zhduken çdo vit në Kinë, dhe nga ta vetëm rreth 200 prej tyre arrijnë të gjejnë prindërit e tyre biologjik në një kohë të jetës së tyre.

Lin u lind në Liupanshui, provinca Guizhou, por kaloi shumicën e jetës së saj me familjen Lin në Putian, Provinca Fujian, ka njoftuar televizioni qendror i Kinës.

Raportohet se Lin është marrë në vitin 1988 nga një trafikantë, por nuk u treguan detaje tjera se si ajo u nda nga familja e saj.

Edhe pse Lin ka kujtime të paqarta rreth fëmijërisë së saj në Liupanshui, ajo gjithmonë e ka mbajtur në mend se është adaptuar dhe asnjëherë nuk është dorëzuar për të gjetur përsëri prindërit e saj biologjik.

Ajo ka treguar se sa herë ka takuar njerëz nga provinca ku ka lindur, i ka pyetur njerëzit nëse ata njohin ndonjë familje të cilët kërkojnë fëmijën e tyre të humbur.

Tash pasi ka mbushur 39 vjet, një kliente e saj para disa muajve ishte njoftuar me ndodhin e saj, kështu që ajo e kishte inkurajuar që ajo të lajmëronte rastin në polici.

Pak javë pasi ajo ka lajmëruar rastin në polici dhe ata kanë marrë gjakun e saj për ADN, policia e ftuan Lin në stacionin policor për të bashkëbiseduar përmes një video-chati me një çift të vjetër për të parë nëse ata janë prindërit e saj të vërtetë.

Nga biseda që kanë pasur ata, dhe sa më shumë detaje që kujtonin nga dita kur është zhdukur dhe më parë, ata arritën të gjejnë se me të vërtetë janë familje.

Në momentin e ribashkimit me familjen e saj, Lin dhe prindërit e saj shpërthejnë në lot.

Ajo ka dhe një vëlla biologjik, i cili pasi gjetën Lin tha: “Ne jemi me të vërtetë shumë të lumtur që gjetëm motrën. Prindërit e mi janë shumë të gëzuar. Ne falënderojmë policinë që na ndihmuan të ribashkohemi pas 30 vjetësh”./Indeksonline/