75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / B O

Takimi Hoti-Sveçla? Jo, qenka një kongresmen!

Në shikim të parë u duk se janë takuar Avdullah Hoti dhe Xhelal Sveçla.Por jo. Personi në foto është kongresmeni Pete Sessesions nga Texasi.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se e ka informuar kongresmenin për prioritetet dhe nevojat e Kosovës.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Kongresmeni Pete Sessions nga Teksasi. Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë që ka.
E informova për prioritetet dhe nevojat tona. U dakorduam që të komunikojmë ngushtë për të thelluar miqësinë mes vendeve tona dhe për koordinim të aktiviteteve drejt qëllimit strategjik të përbashkët — që Kosova të promovojë paqen në rajon dhe të forcojë demokracinë e saj, si dhe të përgatitet sa më parë për integrim euro-atlantik” shkruan Hoti në njoftim./Indeksonline/