Takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kjo është agjenda
A2 CNN zbardh agjendën e takimit të Bordit të Paqes ditën e nesërme në Uashington. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nesër në orën 9:30-10:00 me orën amerikane, do të jetë mbërritja e delegacioneve.
Në orën 10:00-11:30 do të jetë takimi, ku tema kryesorë është rindërtimi i Gazës, ndërsa në 11:45 fotoja familjare dhe më pas përfundon aktiviteti.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Bordi i Paqes i ka 27 anëtarë, mes të cilëve edhe Shqipëria e Kosova.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit. Bordit të Paqes nuk i janë bashkuar pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian./Indeksonline/

