Takimi i G7-së është duke u zhvilluar, anëtarët e dënojnë njëzëri sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian të BE-së, Charles Michel, ka ndarë një imazh që tregon se takimi i sotëm i G7 është duke u zhvilluar.
Michel tha se njëzëri e dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit.
“Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt depërshkallëzimit. Përfundimi i krizës në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur, veçanërisht përmes një armëpushimi të menjëhershëm, do të bëjë një ndryshim”, shtoi ai përmes një postimi në X.
BE është një “anëtar i paregjistruar” i organizatës, e cila u mblodh sot për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme, shkruan Skynews.
With #G7 leaders, we unanimously condemned Iran’s unprecedented attack against Israel.
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 14, 2024
All parties must exercise restraint. We will continue all our efforts to work towards de-escalation. Ending the crisis in Gaza as soon as possible, notably through an immediate ceasefire, will… pic.twitter.com/BIcrwDWxyV