17:36 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Takimi i liderëve botëror, flamuri i Kosovës valvitet në Paris

Në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së parë botërore, nesër në Paris të Francës mbahet takimi i liderëve botëror.

Në këtë takim do të marr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas atij të SHBA-ve, Donald Trump, presidentit turk, Erdogan, ai rus, Vladimir Putin, etj.

Në këtë qytet për të cilin Indeksonline raportoj nga vendi i ngjarjes, tanimë janë bërë  të gjitha përgatitjet.

Në fotot e realizuara nga fotoreporteri i portalit, shihet se në mesin e flamujve të botës, valvitet edhe ai i Kosovës.

Më poshtë foto nga kryeqyteti francez, Paris. /Indeksonline/