00:33 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Takimi i parë, ja disa pyetje që do t’ua bëjnë gjithçka më të lehtë

Do të takosh dikë? Në vijim gjeni një listë me disa nga pyetjet më të përshtashme që duhen bërë në takimin e parë.

 “Çfarë shenje je?

Sepse sigurisht që horoskopi është i rëndësishëm. Të paktën për ata që besojnë.

“Çfarë bën në fundjavë?”

Një mënyrë për të kuptuar si e kalon ai/ajo kohën e lirë. Nëse ju preferoni të qëndroni gjithë fundjavën shtrirë duke parë filma ndërkohë që personi tjetër shkon për vrap, bën piknik në natyrë ose nxjerr qenin shëtitje, është një shenjë që mes jush mund të mos funksionojë.

 “Sa miq të ngushtë ke”

Ose çfarëdo pyetje tjetër në lidhje me shoqërinë. Do të kuptoni më shumë për marrëdhëniet në përgjithësi.

“Ke kafshë?”

Për të mësuar më shumë rreth natyrës së personit përballë. Nëse adhuron qentë, sa mirë për ju.

“Po ndjek ndonjë serial kohëve të fundit?”

Kjo thjesht për informacion, pasi nëse të dy shihni “Game of Thrones” për shembull, do të shpenzoni orë të tëra duke disktutuar mbi ngjarjet Jon vs. Daenerys.

“Ç’mendon për një ngjarje të rëndësishme ekonomike/sociale/politike etj

Për të kuptuar personalitetin dhe formimin e tij/saj.

 “Çfarë bën gjatë ditës?”

Do t’ju bëjë të kuptoni më shumë për punën e personit të përballë dhe mënyrën si e ndërton jetën./