75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Takimi i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asocim, Bashkimi Evropian-Kosovë sot po mban mbledhjen e 6-të të përbashkët ku pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës si dhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës të cilën do të bëjnë shkëmbim pikëpamjesh lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së.

Temat tjera që do të diskutohen janë, Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë si dhe Liberalizimi i vizave.

Nën udhëheqjen e Memli Krasniqi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbëhet nga deputetet, Elmi Recica, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Blerta Deliu Kodra, Vjosa Osmani Sadriu, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Bilall Sherifi, Time Kadrijaj, Visar Ymeri ndërsa nga Parlemnti Evropian nën udhëheqjen e z. Tonino Picula delegcioni përbëhet nga Dobravka Suica, Thomas Waitz, Dominique Bilde, Cornelia Ernst, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Jozo Rados, Laszlo Tokes, Ruza Tomasic, Daniele Viotti, Julie Ward, Zeljana Zovko, Amjad Bashir.