75 Mall Live Search
12:59 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq më 19 korrik

Takimi i radhës mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 19 korrik.

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano.

Takimi i parë mes dyshës Kurti-Vuçiq u zhvillua më 15 qershor në Bruksel.

Në këtë takim kryeministri Kurti kishte propozuar 4 pika, por që ishin refuzuar nga presidenti serb, transmeton “Indeksonline”.

Para disa ditesh në Bruksel është zhvilluar një takim mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh.