75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Z S

Takimi i SEECP në Tiranë me Shqipërinë si kryesuese, Kosova përfaqësohet nga Gërvalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton sot për në Tiranë.

Ajo do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi, i organizuar nga Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP, mbahet me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Sipas njoftimit të Ministrisë, temë kryesore e takimit do të jetë “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”.

Takimi sipas njoftimit, pritet të shërbejë si mundësi për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian./Indeksonline/