75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë

Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio  dhe Steve Witkoff
ende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë”, shkruan ai.

Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin e sotëm, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë.