Takimi konsultativ për zgjedhje, LDK e Nisma marrin pjesë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Në këtë takim do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, raporton Klan Kosova.
Po ashtu pjesë e takimit do të jetë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Siç merr vesh Indeksonline, takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30./Indeksonline/

