Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në presidencë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka arritur në presidencë për takimin e përbashkët që ftoi presidentja Vjosa Osmani me liderët partiakë.
Atje paraprakisht shkuan liderët e tjerë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Osmani ftoi liderët e partive politike parlamentare pas krizës në kuvend që është krijuar për të diskutuar për daljen e mundshme nga bllokada.
Takimi i përbashkët pritet të nisë nga ora 13:00, ndërkaq takimi tjetër me partitë tjera do të nisë nga ora 15:00./