Takimi me Rummeniggen doli pozitiv, Kimmich vazhdon me Bayern Munchenin

Joshua Kimmich po e vazhdon kontratën me skuadrën e Bayern Munchenin deri në vitin 2029.
Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë pritet të vazhdojë me klubin “bavarez”, kështu raporton edhe gazetari italian, Fabrizio Romano, shkruan Indeksonline
Dje gjatë ditës, legjenda gjermane, Karl-Heinz Rummenigge pati një takim me Kimmichun dhe duket se e bindi mbrojtësin të vazhdojë me klubin nga Bundesliga.
Joshua Kimmich ishte afër të largohet, madje në intervistë pas ndeshjes ndaj Leverkusenit la përshtypje se po e mbyll aventurën në Gjermani, duke përmendur ofertat e skuadrave të tjera.
Por, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, Kimmich po pritet të firmos kontratën e re me Bayern Munchenin./Indeksonline/
🚨🔴⚪️ Joshua Kimmich and Bayern have exchanged all documents for new deal valid until June 2029.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 7, 2025
Agreement in place and deal set to be signed very soon, as BILD reported.
Kimmich never advanced in talks with any other club, only approaches — priority to FC Bayern. pic.twitter.com/y0ozX6mhpP