75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / Gj. Sh

Takimi me shefin e CIA-s, Vuçiq reagon pas tre ditësh: Gjithçka u mbajt e fshehtë sepse…

Vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA, William Burns, në Beograd, Aleksandër Vuçiç e ka komentuar pas tri ditësh.

Presidenti serb e ka quajtur “të dobishme” dhe “të mirë” bisedën e zhvilluar më 21 gusht me Burnsin, ndërsa qesharake i ka konsideruar komentet se vizita në Serbi ishte e fshehtë.

“Ne si shtet serioz menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si shteti më serioz në botë, bashkë me Kinën, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme për ta monitoruar vizitën”, ka thënë ai, raportoi Danas.

Vuçiç ka shtuar se çështjet e diskutuara ishin të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Serbisë.