75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Takimi me Vuçiqin të hënën, Kurti nesër udhëton nga Franca në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e planifikuar për të hënën në Bruksel.

Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnline nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me z.Vuçiq”, thuhet në përgjigje.

Të hënën më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi./IndeksOnline/