75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Takimi mes Putin dhe Kim në fund të muajit, data dhe vendi sekret

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të takohen deri në fund të muajit, njoftoi sot një zëdhënës i Kremlinit, duke shtuar se nuk mund të zbulojë datën e saktë të takimit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov iu tha gazetarëve se përgatitjet për takimin ishin në fazën përfundimtare, pa dhënë detaje.

“Për fat të keq, unë nuk mund t’ju siguroj më shumë informacione se sa që është thënë tashmë”, tha Peskov, transmeton klankosova.

Peskov më herët kishte thënë se Moska për arsye sigurie nuk njoftoi vendin dhe datën e takimit të Putinit dhe Kimit.

Ai kohët e fundit tha se Putin dhe Kim kishin para tyre “një numër të madh çështjesh” që ata do të diskutojnë gjatë takimit të ardhshëm./Indeksonline/.