75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Takimi Mustafa-Kurti, s’ka asgjë zyrtare nga asnjë palë

As takimi i mbrëmshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka rezultuar me nënshkrim të marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan IndeksOnline.

Të dy palët nuk u prononcuan fare për media. Ndërsa sot u aludua se mund të ktë përsëri takim gjatë ditës mes LDK-LVV.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se asnjëra palë nuk e di sigurt se a do të zhvillojnë ndonjë takim apo jo.

Ndrëkohë as nga LDK dhe LVV nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të jetë takimi i radhës i tyre./IndeksOnline/