75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Takimi Mustafa-Kurti zhvillohet sot, a do të këtë marrëveshje?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në selinë e partisë.

“Po besoj se sot do të kemi një takim me Kurtin, mirëpo akoma nuk e kemi caktuar orën”, ka thënë shkurt Mustafa para mediave.

Ai tha se janë të përkushtuar për të arritur marrëveshjen, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet kështu më.

Brenda në seli tani ndodhen edhe nënkryetarët, Agim Veliu, Vjosa Osmani e Avdullah Hoti./IndeksOnline/