Takimi në Berlin, Rama e Cakaj takohen me kancelaren Merkel
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e Berlinit.
Rama dhe kancelarja Merkel kanë diskutuar për çështjen e hapjes së negociatave, për reformat, por edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama foli edhe për pritshmërite e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Kryeministri Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shkruan Indeksonline.
Nga ana e tij, Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian
Më herët Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit./Indeksonline/