Takimi në Berlin, VV proteston të hënën para zyrës së kancelares Merkel
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë.
Kësaj radhe, protesta është para Zyrës së Kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel në të cilën do të hynë Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq për Samitin e Ballkanit.
Protesta do të fillojë ditën e hënë, në orën 18:00.
“Le të dëgjohet edhe zëri i mërgatës” – thuhet në komunikatën e VV-së.
