14:07 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Takimi në Pragë, Rama: Uroj mos kemi tjetër krizë për t’u mbledhur, por të ndërtojmë dicka për të ardhmen e Evropës

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sot shkurtimisht për mediat në Pragë, në prag të nisjes së Takimit të Komunitetit Politik Europian.

“Nuk është një ide e re, është një ide shumë e vjetër.

Rilind në kohë krizash dhe unë shpresoj që të mos kemi një tjetër krizë, për të patur një tjetër takim, por nga ky takim të vazhdojmë dhe të ndërtojmë dicka për të ardhmen e Europës.

Shqipëria është pjesë e një rajoni që është Ballkani Perëndimor, i rrethuar nga shtete europiane dhe për ne është thelbësore që teksa nuk jemi BE, por E pa B të jemi me ju”, tha Rama për gazetarët.” -u shpreh Rama.