07:50 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / MSH

Takimi për dialogun në Bruksel, kjo është agjenda

Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë publik një agjendë fillestare lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit zyrtar, takimet do të nisin qysh në ora nëntë, ku përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, së bashku me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak, së pari do të takohen veç e vç me kryeminstrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Më vonë gjatë ditës, do të mbahet edhe takimi trepalësh.

Sipas njoftimit, fokus i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, si dhe çështjet aktuale, raporton Indeksonline.

“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. 

Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. 

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS” thuhet në komunikatë./Indeksonline/