75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / P M

Takimi te presidentja, Mustafa: Abdixhiku do të marrë pjesë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin që presidentja Osmani e ka ftuar për nesër në 12:00.

Kështu tha zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.

“Po, merr pjesë”, tha ai shkurt.

Pjesëmarrjen deri tani e kanë konfirmuar Memli Krasniqi i PDK’së, Ramush Haradinaj i AAK’së dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë Kurti 3.

Ndryshe Indeksonline ekskluzivisht kja raportuar se takimi do të mabet nesër në orën 12:00. /gazetaexpress/