Takimi Trump-Netanyahu/ Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazan

Në prag të takimit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu, Shtëpia e Bardhë deklaroi se marrëveshja në Gaza është shumë pranë.
Sipas deklaratës zyrtare, thuhet se Trump do të flasë dhe me përfaqësuesit e Katarit të cilët janë pala ndërmjetësuese.
“Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën. Shpresojmë që të dyja palët do të bien dakord. Presidenti Trump do të flasë edhe me Katarin” thuhet në deklaratë.