Takimi Trump-Putin/ Ambasadorët e BE-së mblidhen për të diskutuar rezultatet

Ambasadorët e BE-së do të takohen sot në orën 09:30, për të diskutuar rezultatin e samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Ata do të shqyrtojnë edhe marrëdhëniet tregtare BE-SHBA dhe çështjen e tarifave.
Informacioni i sipërcituar u mësua nga burime evropiane në Bruksel, shkruan ATSH.
Samiti midis Trumpit, Putinit dhe këshilltarëve të tyre u mbajt dje Alaska.
Ndonëse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare për përfundimin e luftës atje, presidenti Trump u shpreh se janë bërë avancime në bisedime.