75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Takimi Trump-Putin/ Orban: Jemi gati ta zhvillojmë në Budapest

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi se vendi i tij është gati për të mirëpritur një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Orbán tha se kjo do të jetë një zhvillim pozitiv për paqen globale.

“Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës. Ne jemi gati!”, shkroi Obran në X.

Më herët, presidenti Trump u shpreh se ka bërë “përparim të madh” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar për një takim të ardhshëm midis tyre që do të mbahet në Budapest të Hungarisë.

Të dy liderët, sipas Trump, diskutuan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit tregtar mes SHBA-së dhe Rusisë, pas përfundimit të luftës në Ukrainë.