75 Mall Live Search
21:01 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

Takimi Trump-Zelensky: Jemi këtu për të shpëtuar mijëra jetë…

Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington sot u mbajt takimi mes Donald Trumpit dhe Volodymyr Zelenskyt.

Trump priti Zelenskyn ngrohtë në hyrje të objektit emblematik të SHBA-së, për të nisur bisedimet rreth gjetjes së një zgjidhjeje për luftën Rusi-Ukrainë.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë shpërndarë një pjesë të fjalës së Zelenskyt, që thotë së ka shkuar atje për të shpëtuar mijëra jetë.

“Nuk po humbasim njerëz, nuk po shpenzojmë para, po paguhemi për municionet dhe raketat… kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë me NATO-n… nuk është kjo arsyeja pse jemi këtu. Jemi këtu për të shpëtuar mijëra jetë…”