Takimi urgjent/ Zëdhënësi i qeverisë tregon se çfarë biseduan Kurti e Rama sot në Tiranë

Kryeministri, Albin Kurti e la në gjysmë konferencën me gazetarë pas takimit të përbashkët me krerët sindikal të SBASHK-u, për tu nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Atje takoi për rreth dy orë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për IndeksOnline se Kurti e Rama kanë diskutuar për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri.
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka deklaruar Kryeziu./IndeksOnline/