Takimi Zelensky–Macron në Paris, presidenti ukrainas: Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet e tij në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron u përqendruan në përfundimin e luftës, dhe po ashtu sipas tij, paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.
“Gjatë bisedimeve disa-orëshe me Macron kishim në fokus negociatat për ti dhënë fund luftës. Paqja duhet të bëhet vërtet e qëndrueshme.Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në X.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris, disa orë më parë për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.
Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse.
Ndërkohë i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, një anëtar i ekipit amerikan në Florida, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, dutën e nesërme.
During our several-hour talks, @EmmanuelMacron and I assessed a great many details. The main focus was on negotiations to end the war and on security guarantees. Peace must become truly durable. The war must end as soon as possible. Much now depends on the involvement of every… pic.twitter.com/F2wh2C5dq7
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 1, 2025

