Takimin e parë si kryeparlamentare, Osmani e zhvillon me ambasadorin Kosnett

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar sot takimin e parë zyrtarë në postin e marrë ditën e djeshme.
Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, raporton Indeksonline.

Osmani dhe Kosnetti janë takuar në kabinetin e kryeparlamentares. Ndryshe Osmani u zgjodh dje në krye të Parlamentit të Kosovës, duke u bërë kështu gruaja e parë që vihet në një post të tillë./Indeksonline/

