Takohen ambasadori Abott dhe zëvëndëskryeministrja Redzepi

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abott.
Redzepi ka vlerësuar se SHBA-të dhe Britania e Madhe janë dy shtetet më mike të Kosovës nga të cilat mund të mësojmë shumë për progresin e vendit.
“SHBA-të dhe Britania e Madhe janë dy shtetet më mike të Kosovës. Nga këto dy shtete të fuqishme botërore, Kosova mund të mësojë shumë që të ketë progres në çdo sferë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në secilën sferë, sidomos në fortësimin dhe avansimin e relacioneve mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e që janë pasuri multietnike.
Qeveria e Kosovës është e gatshme në forcimin e frymës së tolerancës së ndërsjellë, duke vlerësuar e respektuar kulturat e ndryshme, kombësitë dhe përkatësitë fetare. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme ambasador” ka thënë Emilija Redzepi./Indeksonline/
