19:27 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Takohen ambasadori britanik Abbott me Albin Kurtin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, njoftoi se sot është takuar me Albin Kurtin dhe Arben Vitinë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai bëri të ditur se i ka përgëzuar për fitoren e Vetëvendosjes.

“Diskutuam rreth planeve të tyre për Qeverinë, përfshirë trajtimin e pandemisë që po vazhdon dhe potencialin për bashkëpunim në të ardhmen ndërmjet Britanisë dhe Kosovës”, shkroi Abbott.