75 Mall Live Search
18:21 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Takohen dy kryeprokurorët shqiptarë, dakordohen për efikasitet dhe bashkëpunim në luftën kundër krimit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mirëpriti ditën e sotme në një takim zyrtar homologun e tij kosovar, U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në të ardhmen.