75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / B O

Takohen dy kryetarët e komunave fqinje, bisedojnë për planet e bashkëpunimit të ndërsjelltë

Bali Muharremaj ka pritur në takim sot kryetari e Prizrenit, Shaqir Totajn.

Dy kryetarët e dy komunave fqinje kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe idetë e ndryshme zhvillimore mes dy komunave.

“Një takim përmbajtësor sot e kam zhvilluar me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj.
Biseduam për planet e bashkëpunimit dhe ideve të ndryshme për zhvillim mes dy komunave tona.
Ne duhet t’u krijojmë qytetarëve kushte, që ata ta kenë një mirëqenie sa më të mirë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/