75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Takohen dy njerëzit më besnik të Kurtit në Qeveri nga komunitetet pakicë, zëvëndëskryeministrja dhe ministri

Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komuniteti Egjiptian, ka vizituar Zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi.

Në takim është biseduar për përfaqësimin e pakicave në institucionet shtetërore dhe në ndërmarrjet publike, dhe është dakorduar qëndrimi i përbashkët që duhet të ketë përfaqësim proporcional të të gjitha komuniteteve jo-shumicë, si dhe që kjo duhet të jetë kuota prej 10% ashtu edhe siç është përcaktuar me ligj.

Gjithashtu, në mesin e prioriteteve të rëndësishme, është theksuar se për pakicat rëndësi të veçantë kanë projektet infrastrukturore, për të cilat, Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, posaçërisht do të angazhohet gjatë këtij mandati, duke kompensuar lëshimet e deritanishme të qeverive të mëparshme.

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, theksoi që në fushën e kompetencave të saja, maksimalisht do të angazhohet që kjo Qeveri, dhe veçanërisht ajo, të arrij rezultate maksimale në interes të komuniteteve pakicë në Kosovë në mënyrë kolektive dhe individuale.