12:58 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Takohen Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi – flasin për koordinim midis MPJD-së dhe MKRS-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar gjatë ditës së sotme ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Anëtarësimi i Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës – Eurimages, mbështetja dhe promovimi i artit dhe kulturës drejt piedestaleve botërore, ishin disa nga temat të cilat u diskutuan, njofton Klan Kosova.

“U pajtuam për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë midis MPJD-së dhe MKRS-së në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore”.