23:27 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Takohen i riu dhe plaku në Kuvendin e Kosovës, kanë ngrënë edhe darkë aty [Foto]

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka takuar sot deputetin më të vjetër, Adem Mikullovcin në Parlamentin e Republikës.

Të njëjtit teksa po prisnin të fillonte seanca e jashtëzakonshme, kanë ngrënë darkë të këndshme së bashku, transmeton Indeksonline.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “Baca Adem, kemi fol shumë pak por me shumë vlerë! Ta njefsha të mirën dhe të uroj për qëndrimin tënd për të gjitha që i ke bërë për Kosovën, qysh nga 2 KORRIKU i dikurshëm nën masa të renda të asaj kohe nën regjimin e Serbisë e deri më SOT:, ka shkruar Labi.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Sot ishte nje darkë e këndshme me më të moshuarin e Parlamentit tonë bacen, ‘Adem Mikullovci!

Ne të dy mbetëm në Parlament duke prituar se mos po mbahet seanca e jashtëzakonshme pêr sonte; i riu dhe Plaku!

Derisa kemi qëndruar aty, kemi vazhduar pastaj edhe në byfe duke ngrënë darken aty që mos të levizim nga Kuvendi. Ai më uroj duke me thënē se vepro me mendjen tënde çfardo që ta ndjen zemra për vendin tënd.

Kam marrur shumë këshilla dhe urata nga miku ynë, artisti madh, ish deputet i dikurshem dhe sot i Parlamentit tonë baca Adem!

Baca Adem, ne folem shumë pak por me shumë vlerë! Ta njefsha të mirën dhe të uroj për qëndrimin tënd për të gjitha që i ke bërë për Kosovën, qysh nga 2 KORRIKU i dikurshëm nën masa të renda të asaj kohe nën regjimin e Serbisë e deri më SOT.

Të uroj Shendet dhe jetë të gjatë Baca Adem.

Me respekt, DEPUTETI I RI- LABI FKSH./Indeksonline/