75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Takohen Mustafa- Kurti, diskutimet e fundit për koalicionin parazgjedhor

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillojnë një takim në njërin nga lokalet e kryeqytetit, transmeton Indeksonline.

Takimi Mustafa- Kurti vjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore.

Deri tashti dy partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje pasi që secila po pretendon ta marrë postin e kryeministrit.

Derisa LDK-ja ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre, VV-ja insiston që këtë post ta marrë Albin Kurti./Indeksonline/